Rahovec: Arrestohet pasi godet babain

Një person është arrestuar në Rahovec pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.