Ilustrim

Rahovec, arrestohet pasi dëmtoi marketin e viktimës

Një person është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka thyer me grushte xhamat e dritareve të marketit të viktimës.

Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec, dje rreth orës 20:35.

Tutje është treguar se i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.