Ilustrim

Rahovec, arrestohet nën dyshimet për ngacmim seksual të një gruaje

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në mesditën e djeshme.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje është thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vepra penale për të cilin është arrestuar i dyshuari është Ngacmimi Seksual.

Kjo vepër është e dënueshmë në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vjet”, thuhet në Kodin Penal.