Rahovec, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj babait të tij

Një i dyshuar është arrestuar dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Policia ka njoftuar se viktmës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas raportit policor, pasi që i dyshuari kishte edhe fletë arrest për vepren penale ‘vjedhje’ është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.