Ilustrim

Rahovec, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj gruas

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Në Prishtinë është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Edhe në Rahovec është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorëve të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.