Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rahovec, arrestohen tre persona, dyshohet që dëmtuan muralin në një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Rahovec të cilët dyshohet se e kanë dëmtuar muralin e vendosur në murin e jashtëm të shtëpisë së personit i cili ka njoftuar policinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë dëmtuar muralin (figura e një sportisti) e cila ishte e vendosur në murin e jashtëm të shtëpisë së tij” – thuhet në raport të policisë.

Policia ka bërë me dije se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.