Egzona Isufi, asambliste, Kamenicë - Foto: KALLXO.com

Rahimaj flet për arrestimin e zyrtarit që dyshohet se e plotësoi testin në konkursin për mësimdhënës

Dyshohet se një zyrtar i Komunës së Kamenicës e ka plotësuar një test në konkursin e fundit për mësimdhënës në këtë komunë.

Në debatin “Jeta në Komunë”, asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kamenicë, Egzona Isufi, e pyeti kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn, për arrestimin e zyrtarit komunal për plotësim të testit në konkursin e fundit për mësimdhënës.

Kryetari Rahimaj e ka konfirmuar se zyrtari komunal është arrestuar.

“Është arrestu, është mbajtë nëse s’gaboj më pak se 12 orë… Nuk e di ku janë proceset e hetimit ” – tha Rahimaj.

Sipas Rahimajt, asamblistja Isufi duhet t’i kërkojë falje zyrtarit që e ka përmendur, sepse, sipas tij, ajo e ka njollosur emrin e tij.

Rahimaj u pyet se a ka nisur procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që është arrestuar, por ai tha se nuk lejohet zhvillimi i procedurave.

“Natyra e veprës për të cilën pretendohet nuk ka të bëjë me zyrtarin fare” – ka përfunduar Rahimaj.

www.kallxo.com