Radovan Karaxhiq - Foto: REL/Reuters

Radovan Karaxhiq kërkon video mesazh gjatë shpërthimit të coronavirusit

Ish lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq i cili u dënua më burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime tjera të luftës në Bosnjë gjatë viteve 1992-1995, i ka kërkuar kryetarit të mekanizmit ndërkombëtar për gjykatat penale t’i jepet mundësia për një video thirrje gjatë pandemisë së coronavirusit, pasi anëtarët e familjes së tij nuk po mund ta vizitojnë.

“Presidenti i gjykatës duhet të urdhërojë sekretarin e mekanizmit që përkohësisht të bëjë video thirrje nga burgu për të minimizuar ndikimin e këtij izolimi shoqëror dhe ngritjes së ankthit për kujdesin e të dashurve,” tha avokati i Karaxhiq, Peter Robinson.

Mekanizmi për gjykatat ndërkombëtare të krimeve në korrik 2019 i dha fund një pilot projekti i cili i lejonte të arrestuarit e Hagës të përdorin teknologjinë online teknologjike, duke përmendur rreziqet e sigurisë.