
Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim
25.5.2023 - 10:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Sipas komunikatës për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka uruar Radomiroviq për detyrën dhe i i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Emërimi i Radomiroviq vjen pasi që Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.
Ministria për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës drejtohet nga politikani serb Nenad Rashiq.