Foto: KALLXO.com
Radhë të gjata për blerje të teksteve shkollore para një librarie në Prishtinë
Radhë të gjata të qytetarëve që presin për të blerë tekste shkollore për fëmijët janë parë para librarisë “Albas” në kryeqytet.
“Albas” është njëra prej tri shtëpive botuese (bashkë me “Dukagjinin” dhe “Pegin”), që botojnë tekste shkollore, të cilat do të përdoren nga nxënësit kosovarë në procesin mësimor.
Viti i ri shkollor ka nisur dje, më 02.09.2024.
Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, prindërit apo kujdestarët do të marrin paratë për blerjet e teksteve e materialeve shkollore përmes aplikimit në platformën online e-Kosova.
Qeveria e Kosovës i ka dedikuar 13,875,138 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar më 31.08.2024 se kanë pranuar 203 mijë e 407 aplikime.
KALLXO.com ka vizituar dje dy shkolla fillore të mesme të ulëta në Prishtinë.
Prindërit që pranuan të flasin lidhur me furnizimin me libra për fëmijët e tyre nuk shprehën ndonjë ankesë rreth procesit të pranimit të subvencionimit për blerjen e librave, por shumica e tyre ishin të një mendimi që metoda e mëparshme e furnizimit me libra në shkolla ka qenë më e lehtë për ta dhe nxënësit.
Prindërit ankohen për vështirësitë në pajisjen me libra me metodën e re
Ky vendim i Ministrisë së Arsimit u kritikua fuqishëm nga partitë opozitare.