Rada Trajkoviq. Foto: Media Center Beograd

Rada Trajkoviq i reagon Vuçiqit: Paralajmërime për vrasje të reja

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj një artikulli të një mediumi serb në të cilin ajo dhe disa kolegë të saj politikanë përshkruhen si bashkëpunëtorë të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit.

Trajkoviq e ka quajtur klëtë artikull si reagim të “bandës kriminale të Vuçiqit” ndërsa ka përmendur presionet që po u bëhen serbëve të Kosovës që janë opozitë e Listës Serbe të mbështetur nga qeveria në Beograd.

Artikulli u botua ditën kur u raportua se një grup i liderëve serbë të Kosovës do të lidhin një koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

“Ja si reagon banda kriminale në krye me Aleksandar Vuçiqin dhe Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë edhe ndaj mundësisë më të vogël për të siguruar garë në procesin zgjedhor në Kosovë. Dy kandidatë të pavarur në zgjedhjet e kaluara janë vrarë. Dhe kjo është paralajmërim i qartë për likuidime tjera. Deri kur kështu?”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Tëitter të cilit ia ka bashkëngjitur një artikull të një medie nga Serbia, duke aluduar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut.

 

Në artikull thuhet se në bazë të informacioneve të portalit serb Pink, formimi i këtij koalicioni është i mbështetur nga Ramush Haradinaj dhe hashim Thaçi të cilët “janë të gatshëm edhe ta mbështesin financiarisht”.

“Paratë të cilat janë të gatshme për këtë koalicion, siç po spekulohet, vijnë nga njerëzit që janë të përfshirë në tregti me organe në Kosovë”, thuhet në artikull.

“Qëllimi i këtij koalicioni që të bashkohet me terroristët shqiptarë është i qartë dhe kjo ëhstë thyerje e unitetit të serbëve dhe dorëzim i Kosovës në duar të terroristëve”, thotë artikulli.