Rada Trajkoviq - Foto: RTK

Rada Trajkoviq akuzon Vuçiqin për keqinformim të serbëve

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për serbët nga Kosova, Rada Trajkoviq ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Ajo përmes rrjetit Twitter ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për keqinformim të serbëve në veri.

“Ju nënshkruat një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, që sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultati i së cilës ka qenë duke u implementuar në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementeve kriminale në teren dhe “satelitëve” politikë të Listës Serbe. Do të mësoj çfarë është shtetësia një herë, ndale keqinformimin e serbëve në veri dhe tregoju të vërtetën”, ka shkruar Trajkoviq.

Ajo shtoi se këto veprime nga ana e Prishtinës, janë pasojë e veprime të presidnetit Vuçiq.

“Ngjarjet e sotme janë shkak i veprimeve tua që tani po i përdor Prishtina, mjaft e destabilizuat komunitetin tonë me intriga dhe gënjeshtra”, shkroi Trajkoviq në Twitter.