Rada Trajkovic, kreu i Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, jep një intervistë në shtëpinë e saj në Beograd. Foto: Stefan Milivojevic

Rada Trajkoviç do të intervistohet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do ta intervistojë ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç, e cila kohët e fundit ka deklaruar se i ishte ofruar një video incizim i vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Lidhur me deklaratat e Trajkoviçit, KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin special Sylë Hoxha i cili për redaksinë tonë ka thënë se së shpejti do ta intervistojnë atë.

“Ne e kemi parë deklaratën e znj. Trajkoviç. Ajo edhe më parë është dëgjuar si dëshmitare. Si prokuror i çështjes do të merrem me këtë dhe do ta trajtoj deklaratën e saj me vëmendje të madhe. Nuk mundem me u deklaru për videot. Ajo edhe deri më tash ka qenë dëshmitare por tash do ta intervistojmë lidhur me deklaratat e saj, më shumë nuk mund të deklarohemi se është çështje hetimi, tha për KALLXO.com, Sylë Hoxha.

Të gjitha lajmet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit mund t’i lexoni në këtë link.