
Ilustrim
Ra pre e një linku, i bllokohen llogaritë e rrjetet sociale një gruaje në Vushtrri
20.11.2022 - 10:07
Dy ditë më parë një grua ka raportuar në polici se i janë bllokuar të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale.
Sipas policisë ankuesja nga Komuna e Vushtrrisë, ka raportuar se ka rënë pre e një linku të dyshimtë të cilin e ka klikuar e më pas i janë bllokuar të gjitha rrjetet sociale.
E njëjta më pas e ka lajmëruar policinë në lidhje me këtë ngjarje të cilët, këta të fundit kanë thënë se janë duke trajtuar rastin.
Policia rastin e ankueses e ka cilësuar si ndërhyrje në sistem kompjuterik.