Qyteti i Odesa largon monumentin e Katerinës së Madhe

Qyteti port i Ukrainës, Odesa, i ka rrëzuar monumentet e dy heronjve rusë, përfshirë Katerinën e Madhe.

Këshilli i qytetit mori vendim për rrëzimin e monumenteve më 30 nëntor duke postuar njëkohësisht fotografi gjatë këtij veprimi në llogarinë e tij në Telegram.

Sipas vendimit të këshillit të qytetit, monumenti i Katerinës së Madhe, i njohur si “themeluesi i Odesës” dhe ai që nderon gjeneralin rus të shekullit të 18-të, Aleksandër Suvorov, do ta kenë si adresë të re Muzeun e Arteve të Bukura të Odesës, thuhet në një deklaratë.

Invazioni ushtarak rus nisi mes pretendimeve se Ukraina ishte pjesë e Rusisë. Megjithatë, konflikti i vazhdueshëm ka nënkuptuar një afinitet të zvogëluar për kulturën, gjuhën dhe historinë ruse mes ukrainasve, sipas vëzhguesve./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala