Qytetarja: Balona e oksigjenit e nënës ishte e shqyer

Familjarë të të infektuarve dhe të viktimave të coronavirusit kanë rrëfyer përvojat e tyre të hidhura gjatë qëndrimit me të afërmit e tyre në klinikat e QKUK-së.

Qytetarja Vjollca Pllana tregon se nëna e saj ishte shtrirë në klinikë për shkak se ishte infektuar me COVID.

Ajo thotë se nënës së saj nuk i ishte vendosur maska e oksigjenit si duhet dhe se balona e oksigjenit ishte e shqyer.

“Kur hyna e pash nanën në gjendje shumë të stresuar, me maskë jo të saktë, jo stabile. Kjo maskë në vazhdim e ka pasë një balon të letrës apo i najlonit. Balona ka qenë e shkym. Kur e pash u drejtova nga personeli shëndetësor, erdhën e vendosën një flaster, motra e mbante vrimën dhe saturimi u ngrit deri sa erdhën mjeku dhe motra, erdhën dhe ia zëvendësuam (maskën). Ajo ka qenë hera e fundit që e kam parë nënën time”, rrëfen ajo.