Ilustrim: Kuletë (Arkivë) - Foto: KALLXO.com
Qytetarit nga Shkupi i kthehen mbi 1 mijë euro që i kishin humbur në një pikë karburanti në Han të Elezit
18.11.2024 - 18:04
Një qytetar nga Podujeva më 17.11.2024 i kishte gjetur një shumë të parave në afërsi të një pikë karburanti në Han te Elezit dhe i kishte dorëzuar në Polici.
Policia kishte kërkuar që të lajmërohet pronari i vërtetë dhe t’i tërheq paratë e humbura.
Sipas njoftimit, një ditë pas është paraqitur shtetasi i Maqedonisë së Veriut dhe i ka marrë paratë në vlerë 1,010 euro.
“Ndërsa, sot, datë 18.11.2024 në stacionin e policisë në Han të Elezit është paraqitur personi M.S., shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas procedurave të verifikimit, shikimit të kamerave të sigurisë i janë kthyer paratë e tij 1010 euro, të cilat i kishin humbur”- ka njoftuar Policia.