foto: Ilustrim

Protagonisti i videos ku policia përdorë forcë rrëfen për dhunën

Bekim Ibishi, po pretendon se është rrahur nga zyrtarët policor pas një ndalimi në rrugët e Prishtinës gjatë mbrëjes së ditës së mërkurë. Pamjet e ngjarjes ishin shfaque në rrjetet sociale. 

“Kam qenë duke ardhur nga Lakërishta në drejtim të Ulpianës dhe polici ma bëri me shej, këtu fillon ndalesa dhe ndalem e zakonisht po na ndalin a po kemi pasagjer dhe i kam folur, i kap hap xhamin dhe i kam thënë që nuk kam pasagjer e më është drejtuar, mi jep të gjitha dokumentet se s’paske respekt për polic dhe tha se po më shqipton një gjobë për mos vendosje të rripit të sigurisë. Është e vërtetë që nuk e kam pasur rripin e vendosur sepse në orën 11 të orarit të punës është e mundimshme ta mbash gjithë kohën”, thotë Ibishi.

 

Ai rrëfen se si kishte nisur e gjithë ngjarja.

“E gjithë kjo ka ndodhur në mesnatë ndoshta rreth orës 00:30. Unë i thash a ka mundësi me ma fal sepse me menxi po arrijmë me punu. Ai nuk ma vari dhe shkoi te vetura edhe unë dola nga vetura që të shkoj ta lus me ma fal dhe i thash a ka mundësi me ma fal, mu drejtu kjo ‘u kry’. I thash si u kry, shumë lehtë e keni ju në kurriz të sektorit privat i merrni rrogat fikse, e ne në sektorin privat menxi 170 euro i marrim, ndërsa krimin nuk e luftoni, mu drejtu që më arreston dhe unë ia ktheva me duart mbrapa, nuk rezistoj por i thash se duhet me ditë për çka po më arrestojnë”, vazhdon rrëfimin Ibishi.

Ai shtoi se pas kësaj fjalosjeje ka filluar edhe siç thotë ai dhuna nga zyrtarët policor në drejtim të tij.

“Ata filluan më kanë hudh për toke, unë as nuk e kisha vra dikënd, as nuk kisha ba krim kish mujt me ma shkru gjobë për fjalë por jo me ushtru dhunë dhe më vendosi në tokë e më ka thanë ta ** motrën. Edhe nga aty kam fillu me u revoltu, sepse është diçka që nuk e kam prit prej një zyrtari policor dhe me ma sha motrën. Unë ju kam thanë nuk iu rezistoj mos ushtroni dhunë dhe ata nuk i kanë dëgju thirrjet e mia”, shton ai.

Tutje Ibishi thotë se ka marrë lëndime në këmbë dhe kraharor nga goditjet e shkopit të policisë.

“Nuk kam dashur të i sulmoj, kam pasur mundësi t’i godas por as nuk i kam ofendu i kam thanë a motrën po ma shanë a, gjatë asaj kohe ka ardhur edhe polici tretë, më kanë lidh edhe më kanë gjuajt në tokë prapë dhe këtu s’mundëm ta kuptoj se si ndihet ai polic që ma ka vendos gjurin në fyt”, vazhdon ai.

Qytetari i cili punon edhe si vozitës taksish, tregon edhe se sa polic kanë qenë të involvuar në rastin e tij.

“Fillimisht kanë qenë tre polic pastaj më kanë dorëzuar te njësiti special dhe me të hyrë brenda më ka godit nga mbrapa (një polic) dhe më ka thënë kastravec pse nuk i bindesh urdhrit policor dhe kam filluar polemikat me të, i kam thënë qysh e përdhosni uniformën e nuk je në gjendje me i reagu kolegut tënd që ma vendosi gjurin në qafë”, vazhdon ai.

Ibishi tregon se edhe pas këtyre polemikave ka pasur goditje të cilat ka marrë nga ana e zyrtarëve policor të Njësitit Special.

Tutje ai vazhdon të tregoj se kur është dërguar në Stacionin Policor “Jugu” nuk i kanë dhënë mundësi që të telefonojnë Inspektoratin Policor të Kosovës për të treguar atë çfarë kishte përjetuar.

“Në stacion policor vjen shefi i ndërrimit edhe do me ma marr deklaratën dhe unë i kërkoj që ta thërras IPK, sepse nuk dha deklaratë në institucionin që më ka rre, ka ushtru dhunë në mua, nuk mundem iu thash se është konflikt interesi dhe nuk kam besim në ju”, shtoi tutje ai.

Vazhdimisht Ibishi tregon se nuk ia kanë mundësuar zyrtarët policor që të telefonoj IPK-në e cila mbikëqyr policinë.

“Unë jam tepër i zhgënjyer që në prezencë të policisë me u ofendu me u sha dhe me u rreh dhe me pas presione psikologjike. Këtë nuk e kuptoj aspak dhe jam i zhgënjyer me institucionin e policisë veçanërisht në stacionin katër”, shtoi ai.

Ai tregon se gjatë kohës sa ka qenë në stacionin policor është kontrolluar nga ndihma mjekësore por nuk ka pasur ndonjë ekzaminim të thellë të lëndimeve.

“Nuk ka qenë një kontrollë e thellë, gjë që më vonë me sugjerim të IPK të shkoj në QKU ta bëj një ekzaminim më të thellë”, shton ai.

Përveç zyrtarëve policor, Ibishi thotë se ka hasur probleme edhe me avokaten e cila e ka përfaqësuar.

“I kam thënë e nderuar a ke ardhur me më përfaqësu mua, më tha po, atëherë iu ktheva a ka mundësi me ma thirr IPK-në. Ajo fillimisht insistoi që ta jap deklaratën dhe ta thërrasim IPK. Unë i kam thënë nëse më përfaqëson mua atëherë duhet të i respektosh kërkesat e mia”, shton tutje Ibishi.

Ankesa pati edhe për avokaten e tij e cila ishte caktuar sipas detyrës zyrtare ndërsa shton se do ta padis për sulm psikik.

“Shkoj në IPK mbërrij diku në 7:30, në ora 8 vjen personi zyrtar nga IPK dhe më merr deklaratën, gjë që e jap deklaratën si ka ndodhur ngjarja, se si nuk e ka pasur të vendosur rripin e sigurisë, i kam kërku me ma fal, që nuk jam kriminel, as nuk kam pasur të kaluar kriminale, dhe nga aty zyrtari i IPK më sugjeron për një ekzaminim më të thellë në QKU”, thotë ai.

Tutje taksisti tregon se kishte kërkuar nga një grua brenda stacionit policor “jugu” telefonin që ta njoftonte IPK-në por zyrtarët policor ia kishin marrë telefonin nga dora.

“E binë një të dehur në stacion anglisht-folëse, ajo vjen me një person tjetër dhe i kërkoj telefonin dhe i them se po du me bo një ankesë dhe ajo ma jep telefonin, kur e kanë hetu policia që ja kam marrë telefonin, vrapojnë dhe ma kapin nga duart telefonin, të njëjtit polic që më thonin mua se nuk kam respekt për një femër, e kapin një grua dhe i thonë gruas që ta çkyjë gojën. Policia vazhdimisht ma kanë mohu me e thirr IPK-në”, shton ai tutje.

Ai thotë se zyrtarët policor i kanë kërkuar që të shkoj në shtëpi rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së mërkurë.

“Në ora 3 më thonë se jam i lirë me ec, dëshironin që të më lironin në orë policore dhe të thonin se më ka rreh dikush gjatë asaj kohe dhe unë nuk kam pranu me dalë gjatë asaj kohe sepse më ishte mohuar fakti i lëndimeve dhe kam prit deri në 7 e diçka deri sa është bërë ndërrimi i policëve”, vazhdon të tregoj përjetimin e tij brenda stacionit policor “jugu”.

Në fund të intervistës Ibishi shton se, policia ndërhyri edhe në dëshmitarët e tij të cilët kishin inçizuar arrestimin e tij.

“Dëshmitari, një djalë nga Skenderaj qëndron në Dardani dhe thotë të kam filmu mos e ki dert se do ta dërgoj në KALLXO.com. Dhe policia i vërsulet atij. Për më tepër e kam edhe bisedën në fjalë ku tregon se si policia e ka shantazhu për me fshi videon ose përndryshe i kanë thënë se po e thërrasim edhe një kombi tjetër”, përfundon rrëfimin Ibishi.

Ai ri-theksoi se është dëshpëruar nga policia për shkak të rastit të cilit i ka ndodhur ndërsa thotë se rastit do i shkoj deri në fund.

Në lidhje me pretendimet e Ibishit për zyrtarët policor, KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në përgjigjet drejtuar KALLXO.com, IPK thotë se kanë pranuar informacionin ndërsa rast po trajtohet sipas mandatit të këtij institucioni.

“Inspektorati Policor i Kosovës  përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë për qytetarë – 080003333) ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia. IPK ka pranuar ankesën e qytetarit në fjalë dhe e njëjta do të trajtohet bazuar në mandatin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjet e IPK-së.