
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Qytetari raporton se nga vetura iu vodh çanta me para dhe 'orë të shtrenjtë zvicerane'
06.1.2025 - 11:07
Në Raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë, që dyshohet se është kryer në qytetin e Rahovecit.
Një burrë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e veturës së tij dhe të njëjtit kanë vjedhur një çantë dore, ku brenda saj ka qenë një orë e shtrenjtë dhe para të gatshme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte një orë dore të shtrenjtë zvicerane dhe para të gatshme.” – thuhet në Raport.
Ndërsa, sipas Policisë rasti po vazhdon të hetohet.