Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Qytetari raporton në Polici se persona të panjohur ia dëmtuan varrin e familjarit

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka pranuar një raportim për dëmtim të një varri.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit të tij.

Rasi ka ndodhur më 09.02.2025, rreth orës 09:26.

Policia ka thënë se po e heton rastin.