Ilustrim

Qytetari raporton në Polici se iu vodhën revolja dhe stoli ari

Një burrë nga Vitia ka raportuar në Polici se derisa nuk ka qenë në shtëpi, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një revole të cilën e posedonte me leje dhe stoli ari.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti po vazhdon të  hetohet.

Rasti është raportuar më 9 janar rreth orës 20:55.