Ilustrim
Qytetari raporton në Polici se iu vodhën 300 litra naftë nga kamioni
14.7.2022 - 11:03
Një burrë nga fshati Bello Brod i Leposaviqit ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur 300 litra naftë nga kamioni.
Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 9 korrik.