Qytetari raporton në Polici se i janë vjedhur dollarë përmes një transaksioni bankar

Një person në Obiliq ka raportuar në Polici se i janë vjedhur para përmes një transaksioni bankar.

Sipas Policisë, i njëjti ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë Kosovës.

Dyshohet se një person i tretë i panjohur ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Njësitet policore kompetente janë duke hetuar rastin, ka njoftuar PK-ja.