Qytetari raportoi vjedhjen e 30 mijë eurove, policia identifikon të dyshuarën dhe e detyron t'i kthejë paratë

Javën e kaluar në Policinë Rajonale të Prizrenit është raportuar një rast i vjedhjes së 30 mijë eurove.

Ankuesi kishte thënë në polici se paratë ishin vjedhur nga persona të panjohur që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është identifikuar një grua dhe fillimisht të gjejnë 14 mijë euro.

Tutje nga hetimet që kanë vazhduar policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë arritur që të gjejnë edhe 9 mijë e 400 euro të tjera.

E dyshuara është dërguar për tu intervistuar në stacion policor ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Sipas njoftimit të policisë rasti i të dyshuarës  me vendim të prokurorit është dërguar në procedurës të rregullt, pra e njëjta do të hetohet gjatë kohës në liri.