Qytetari pyet kandidatin e PDK-së 'si do të zhvillohet Kosova me akterët e aferës Pronto?' VIDEO

Gjatë një debati zgjedhor të zhvilluar të shtunën në Gjakovë, një qytetar pyeti kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Butrint Batallin, se si e mendon PDK-ja zhvillimin ekonomik, me akterët e aferës Pronto.

“Pyetja ime shkon për kandidatin nga PDK-ja. Si mendon, plani juaj për zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik kur brenda Partisë Demokratike e dimë se janë akterë të aferës pronto. Si mund t’i besojmë ne këtij plani si të rinjë?”, pyeti qytetari.

Ndërsa Batalli u përgjigj duke thënë se PDK-ja me në krye Kadri Veselin e ka hapur partinë për figura të reja dhe për njerëz që kanë guxim. Ai foli për planin antikorrupsion.

“Në fakt përderisa disa prej partive ende rrethohen me njerëz të vjetër, Kadri Veseli, kryeministri ynë i ardhshëm dhe PDK-ja ka hapur partinë për figura të reja, për frymë të re dhe për njerëz që kanë guximin për me vepru. Vetëm një gjë e tregon qëllimin për reforma dhe luftën e pa epur antikorrupsion. E para është, që çdo njeri i përfolur dhe i cili ka procedurë penale të ngritur, ai nuk ka asnjë post publik, asnjë përgjegjësi publike. Jemi të parët të cilët kemi shkarkuar ministrat tanë, të cilët kanë pasur procedurë penale të ngritur, pa marrë parasysh si është vendimi final dhe këtë me planin antikorrupsion, me 7 pikat e planit antikorrupsion që kemi vendosur”, tha Batalli.

Pyetjen e qytetarit mund ta shihni nga minuta 41:45.

Debat publik me kandidatët për deputetë#Kosovaqeduam

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 21 septembre 2019