Qytetari nga Suhareka, hap rrugën me traktor për të shkuar për votim

Qytetari Elbasan Seferi, është ankuar se rrugët e një lagjeje në Komunën e Suharekës janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të borës, ndërsa kompania e kontraktuar nga komuna nuk i ka pastruar ato.

I njëjti nëpërmes disa fotografive dhe videove, ka treguar se ka dalë me traktor për të kaluar të njëjtën rrugë pasi që me veturë nuk mundet.

“Prapë se prapë me fuqinë tonë do të dalim dhe do ta kryejmë obligimin tonë”, ka shkruar qytetari në Facebook.