Qytetari nga Gorzhdeci kërkon sqarime për shtratin e Lumbardhit

Darko Dimitrijeviq, qytetar nga Gorazhdeci në ‘DebatPërnime’ ka pyetur se kur mund të presin qytetarët që shtrati i Lumbardhit, përfundimisht të rregullohet dhe t’i ngjajë një lumi, ndërsa pyetja e dytë ishte lidhur edhe me Parkun Kombëtar edhe më të gjitha pyjet të cilat priten ilegalisht.

Për të pati përgjigje zv/ministrja Millena Zdravkoviq, ku tha tha se Ministria e Ambientit ka në plan ndërtimin e një kolektori për pastrimin e ujërave të zeza, ndërsa për gjobat për ata që hedhin mbeturina tha se janë përgjegjësi e komunës.

“Kompetencat mbi gurthyesit në përgjithësi veprimtarive të tilla janë tek ministria dhe inspektorati. Ajo që mund të bëhet, dhe kjo vlen edhe për mbeturinat, është që në komunë ekziston njësia e inspektoratit, e cila ka obligim dhe mund të lëshojë gjobë mandatore të gjithëve që hedhin mbeturina. Pra këto gjoba janë nga 20 deri në 100 euro dhe prej kur është aprovuar ky udhëzim administrativ, ministria ka kuptuar se janë lëshuar 500 gjoba të tilla”, u përgjigj ajo.