Foto: Policia e Kosovës

Qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici kuletën e gjetur me para

Qytetari nga Ferizaj, Agim Rexhepi, 52-vjeçar, sot e ka gjetur një kuletë (portofol) me para dhe një dokument, të humbura në rrugën “Bekim Osmani’’ në këtë qytet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O., 53 vjeçar nga Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i janë kthyer paratë, vlera 131.07 euro dhe letërnjoftimi i Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, theksohet  se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agim Rexhepi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.