Ilustrim

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici kuletën e gjetur

Ymri Nuhaj 38-vjeçar, nga Ferizaj, me profesion punëtor sot rreth orës 16:45, ka gjetur një kuletë (portofol) me para dhe dokumente të humbura, në fshatin Balaj të Ferizajt.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe kuletën e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, kuleta i përkiste Arta Gashit 30-vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë (14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas PK-së, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të kuletës të gjetur në stacionin e policisë.