Qytetari në Lipjan dorëzon portofolin me para të gjetur në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 22.08.2024, në 10:30h në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorëzuar një portofol të gjetur në rrugë.

Në portofol kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit.

Policia tha se duke çmuar këtë gjest human, falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.