Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Qytetari lajmëron në Polici se kishte gjetur një 'AK-47' në mal

 

Policia e Kosovës ka marr një informatë nga ana e një qytetari i cili ka raportuar së në pyll kishte gjetur një thes, ku gjendeshin një pushkë automatike AK-47 si dhe dy karikatorë dhe 347 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me të marr vesh informatën, njësitë policore kanë dal në vend ngjarje dhe kanë sekuestruar dëshmitë e paraqitura nga ana e një qytetari.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pasjan në komunën e Parteshit.

Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe rasti vazhdon të hetohet.