Qytetari i Prishtinës: Thëngjilli është i popullit, rryma duhet të lirohet

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovatë të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatët e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kjo ka shfaqur pakënaqësi te qytetarët.

Nexhmedin Llapashtica, qytetar nga Prishtina, në një prononcim për KALLXO.com e ka quajtur ‘turp’ shtrenjtimin energjisë elektrike.

Ai tha se qytetarët duhet të lirohen nga TVSh-ja dhe se thëngjilli që shfrytëzohet nga KEK është pasuri e popullit.

“E gjithë ajo pasuri që shfrytëzohet, thëngjilli, është turp i turpit. Ne duhet të lirohemi nga  TVSh-ja dhe thëngjilli është i popullit tonë, është pasuri e jona”, tha ai.

Ndërsa qytetari, Qamil Veliji e ka quajtur të papërballueshëm propozimin për rritjen prej 40% të energjisë elektrike.

Në emisionin “Kallxo Përnime” është duke u diskutuar për propozimin e kthimit të bllok-tarifave.

I ftuar është kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

Rikthehen bllok-tarifat e energjisë, konsumatorët që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë