Qytetari i Prishtinës: Mungesa e kolektorëve - rrezik për shëndetin

Dren Shahini, qytetar i Prishtinës, ka thënë në emisionin “Jeta në Komunë” se kolektorët janë një problem i trashëguar.

Ai tha se kryetari Ahmeti ka premtuar se do ndërtohet nëntoka para mbitokës.

“Ky është një problem i trashëguar, por Shpend Ahmeti e ka fituar mandatin duke thënë që do ndërtohet nëntoka para mbitokës. Tash e disa vite kjo rrjedhë prej lumit Mat, është rrjedha në paralagjen e Matit dhe në të janë kyqur të gjitha kanalizimet e ndërtesave të reja e cila përfundon në lagjen ”Kalabria’.

“E tmerrshme që në vitin 2020 ta kemi këtë gjendje në kohë pandemie që e rrit mundësinë e infektimit,” ka thënë Shahini.

Shahini tutje shtoi se është dashur të bëhet një kanalizim i përkohshëm deri sa të zgjidhen çështjet pronësore.

“Ka mundur të bëjë një kanalizim të përkohshëm, jo të jetë vatër infeksioni. Kur ka reshje ka edhe përmbytje prapa spitalit,” ka shtuar tutje Shahini.