Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Qytetari i plagosuri në Pejë është 22 vjeçar nga Deçani
10.10.2020 - 14:37
Një qytetar, kalimtar rasti ka marrë plagë në këmbë pas një shkëmbimi me armë zjarri e cila ka ndodhur në Pejë gjatë ditës.
KALLXO.com mëson se qytetari është i moshës 22 vjeçar ndërsa është nga Deçani.
Në lidhje me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Mund të ju konfirmoj që sot si pasojë e të shtënave e armë zjarri të cilat kanë ndodhur në mesditë, janë plagosur dy persona. Dyshimet fillestare janë se njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar rasti ndërsa tjetri ka qenë cak i të shtënave me armë. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Nikçi.
KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës në lidhje me këtë rast.