Ilustrim

Qytetari gjen kuletën me rreth 735 euro e 100 franga zvicerane dhe e dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 dhjetor në stacionin policor në Kllokot, një person me inicialet Xh.R. nga një fshat i Komunës së Vitisë ka sjellë një portofol që e kishte gjetur afër një marketi në Kllokot.

Sipas policisë, në portofol kishte një shumë parash prej 735 euro dhe 100 franga zvicerane si dhe dy kartela bankare .

Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot, portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.

“Policia e Kosovës  kanë arrit  që në  bazë të kartelave bankare ta identifikojnë  dhe thërrasin personin që e kishte humbur portofolin (ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim)” – thuhet në njoftimin e organeve të rendit.