Qytetari gjen emrin e babait të vdekur në listën e votuesve

 

Adem Beluli nga fshati Poturoc i Komunës së Lipjanit, është shfaqur i revoltuar pasi në listën e votuesve e ka parë emrin e babait të tij të vdekur.

Beluli ka thënë për KALLXO.com se ka 10 vjet që ka kërkuar të hiqet emri i babait të tij nga lista e votuesve.

“Qe 10 vjet kam kërkuar të hiqet emri i babait tim Ahmet Behluli. Ai vdekur në vitin 2001 edhe se kane heq. Në çdo parë zgjedhje që kam dal e kam pa emrin e tij”, tha ai.

Beluli tha se nuk pret asgjë të mirë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.

“Kurrgjë s’po pres, po ishalla bëhet mirë. Më shumë kam ardh me e pa e a e kanë heq emrin e babës tim nga lista”, tha ai.

Pastrimi i emrave të personave të vdekur në listat e votuesve në vazhdimësi ka qenë sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.