Ilustrim

Qytetari deklaroi se mban thikë për vetëmbrojtje, policia ia konfiskon

Policia e Kosovës ia ka gjetur dhe ia ka konfiskutar një thikë një qytetari.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:22.

Policia bën të ditur se i njëjti ka deklaruar se thikën e mban për vetëmbrojtje.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.