QKUK - Foto: KALLXO.com

Qytetari blen mbi 60 euro barna që nuk i ka QKUK-ja

Në QKUK vazhdon të ketë mungesë të barit “ibandronat”, pasi tashmë janë bërë më shumë se dy muaj prej kur Reparti i Reumatologjisë dhe Klinika e Onkologjisë nuk e kanë këtë medikament.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com faturën me te cilën pasqyron shpenzimet që i ka për barin i cili do të duhej të ishte në QKUK.

“69 euro kushtoi 6 mg i barit, për mua është tepër”, tha ai.

Nga ana tjetër, QKUK thotë se ky produkt nuk do të jetë pjesë e listës së barnave esenciale sipas draftit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ne kemi inicuar procedura për furnizim gjashte mujor. Furnizimi do te realizohet pas përfundimit te procedurave te tenderimit konform afateve kohore te parapara ne ligjin për prokurim publik” thotë QKUK.

KALLXO.com ka mësuar se kompania e cila e kishte fituar tenderin është deklaruar se nuk mund të furnizoj më QKUK-në ndërsa Ministra është deklaruar se shpejtë do të merr masa.

Ky bar përdoret nga pacientët e sëmurë me kancer dhe ata me sëmundje të eshtrave. Disa herë pacientët janë ankuar se mungesa e këtij bari po u vonon trajtimin ndërsa çmimi në barnatore private është i lartë.

Në QKUK mungojnë barnat e kushtueshme për eshtra