Ilustrim, Foto: Pixabay

Qytetarët shpenzuan mbi 10% më pak rrymë se nëntorin e 2021

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK] për energjinë elektrike apo rrymën e thënë ndryshe, për muajin nëntor të vitit 2022, tregon se qytetarët e vendit kursyen mbi 10 për qind ndërsa në dispozicion patën mbi 616 GWh [giga vat orë]

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.62 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 410.31 GWh, ose 10.02% më i vogël, krahasuar    me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.58%.”-thuhet në njoftimin e ASK-së

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në nëntor të vitit 2022 ishte 220.12 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 194.67 GWh [këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit].

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 26.39 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për publikimin për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Ky publikim paraqet të dhëna statistikore për muajin nëntor të vitit 2022.