Qytetarët serb fillojnë t`i largojnë tendat në Jarinjë -Pamje

Qytetarët serb janë duke punuar në largimin e tendave të cilat i kanë vendosur në afërsi të pikës kufitare Jarinjë.

Tendat duhet të largoheshin për shkak se është pjesë e marrëveshjes, pas kundërshtimit për më shumë se 30 minuta janë parë qytetarët serb deri sa po largojnë tendat .

KALLXO.com që po qëndron në Jarinjë që nga mëngjesi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Në anën tjetër, rruga është liruar dhe të gjitha barrikadat janë tërhequr.

Marrëveshja për tërheqjen e barrikadave dhe policisë ka edhe 1 orë e 40 minuta vlefshmëri, sipas marrëveshjes, tërheqja duhet të përfundoj deri në orën 16:00.

Meqë tendat janë vendosur nga qytetarët është kërkuar që të njëjtat të largohen pas heqjes së të gjitha barrikadave. Në këtë mënyrë do të sigurohet një terren i qetë siç ishte para 20 shtatorit.