Qytetarët pranojnë sms për ta votuar Listën Serbe

Ku në gjithë vendin është duke u zhvilluar procesi i votimit, disa qytetarë kanë raportuar në KALLXO.com se kanë pranuar mesazhe telefonike me përmbajtje që fton qytetarët që të votohet Lista Serbe.

“Serbia ju bënë thirrje që të japësh votën. Votoni Listën Serbe numër 135”, thuhet në tekstin e mesazhit që ka pranuar qytetari nga një operator telefonik serb.

Ligji i Zgjedhjeve dhe rregullat zgjedhore ndalojnë çfarëdo lloj forme te fushatës zgjedhore që nga dita para zgjedhjeve e deri në mbylljen e qendrave të votimit.

BIRN dhe Internews Kosova ka monitoruar fushatën e partive politike gjatë tërë fushatës zgjedhore dhe ka dorëzuar ankesa në PZAP me ç‘rast deri më tani ndaj partive politike janë shqiptuar mbi 80 mijë euro dënime.

Gjithashtu, KALLXO.com në të gjitha komunat e vendit është duke e përcjellë ecurinë e procesit zgjedhor.