Qytetarët ftohen të duartrokasin për mjekët, policët e zjarrfikësit

Është bërë thirrje që sonte në orën 21:00, qytetarët e Prishtinës të dalin në pjesën e ballkonit të shtëpive apo banesave ku jetojnë dhe të duartrokasin për mjekët, policët, zjarrfikësit dhe infermerët.

Kjo nismë është ndërmarrë nga disa qytetarë të cilët kanë postuar në numër të madh nëpër rrjete sociale kërkesën për të përkrahur mjekët e policët të cilët po punojnë pa orare.

“Ftoj që Prishtina por edhe Kosova në orën 21:00, të duartrokas nga ballkoni heronjëve që janë në detyrë: mjekëve, infermierëve, policisë, zjarrëfiksëve dhe të gjithë atyre që kujdesen për ne. E tërë Kosova me ju”, është mesazhi që po shpërndahet në rrjetet sociale Facebook e Instagram.

Deri më tani 9 persona janë konfirmuar se janë prekur me coronavirus.