Qytetarët e sulmuar në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva

Burime të KALLXO.com brenda të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se dy personat që sot u sulmuan fizikisht në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva.

Ata sot u sulmuan në Mitrovicën e Veriut ndërsa Policia në një komunikatë për media theksoi se “viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh” të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”- njofton tutje Policia.

Sulmin ndaj dy qytetarëve e ka dënuar edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Sot KALLXO.com ka siguruar pamjet të momentit të sulmit ndaj tyre dhe sjell videon ekskluzive.

Kryetari Erden Atiq reagon për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut

Sveçla: Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri