Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qytetarët e shtatë qyteteve kryesore sot mund të vaksinohen kundër COVID-19 nga ekipet mobile

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot ekipet moblile për vaksinim kundër COVID-19, do të jenë në shërbim të qytetarëve në shtatë qytetet kryesore të vendit.

Qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjilanit do të kenë mundësi të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19.

MSH ka bërë të ditur se qendrat e vaksinimit do të vazhdojnë punën normalisht.