Foto: REL/Reuters

Edhe Kosova ua kërkon testin për COVID-19 shtetasve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjes

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës që të hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë se nuk kanë COVID-19 dhe se duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ në Sars COV-2.

Ky test nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë nga koha kur paraqitet në kufirin  e Kosovës.

Tutje është thënë se qytetarët e këtyre vendeve gjatë hyrjes përmes pikave kufitare ajrore, në aeroportin “Adem Jashari”, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test, duke marrë parasysh që shtetasit e këtyre vendeve do të kalojnë transit përmes Kosovës, me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë ku deklarohen se brenda 3 orësh do ta lëshojnë Kosovën.

Në pikën 1.2 të këtij vendimi po ashtu është thënë se qytetarët e këtyre vendeve gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes në pikat ajrore, nga aeroporti “Adem Jashari” , nuk kanë nevojë të prezantojnë testin, por ata janë të obliguar që të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë një deklaratë së do të lëshojnë Kosovën brenda 3 orësh.

Vendimi po ashtu thekson se transportuesit profesionistë që vijnë nga këto vende, nuk është e nevojshme të prezantojnë vërtetimin për test, por janë të detyruar të respektojnë protokollet për transport ndërkombëtarë.

Ndërsa, shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës që kanë leje qëndrim në Kosovë, gjatë hyrjes duhet të prezantojmë vërtetimin për test, të bërë më së largu prej 72 orësh.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ditë më parë kishin marrë vendim që qytëtarët e Kosovës nuk mund të hyjnë në këtë shtet pa testin për COVID-19.

Ky është vendimi i plotë: