Liqeni i Përlepnicës. Foto: MZHE

Qytetarët e Kosovës të etur e pa rrymë

Vera e sivjetme po del të ketë qenë më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar, për faktin se pati më pak ujë e rrymë për qytetarët. Në këtë tremujor ra furnizimi për këto të dyja.

Në tre muajt korrik-shtator pati rënie të furnizimit me rrymë e gaz e ujë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për dallim nga industria përpunuese që shënoi rritje.

“Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 – 2018), rritje kemi në sektorin e industrisë përpunuese (C) me 2.63 %, kurse ulje kishte edhe tek, furnizimi me rrymë, gaz, veprimtaritë dhe ajër te kondicionuar (D) me (12.60)%,ulje kishte edhe në industrinë nxjerrëse (B) me (11.91 %) si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit te mbeturinave (E) me (5.66%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Komunikata e ASK-së tregon se në tremujorin e tretë korrik-shtator në krahasim e tre muajt paraprak furnizimi me rrym, gaz e avull shënoi rritje përkundër uljes në furnizimit me ujë.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e dytë 2019, furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) kishte rritje prej 7.94%, rritje kishte edhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 1.75%, si dhe ne sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 0.05%, ndërsa ulje kishte ne sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (15.25%)”, thotë komunikata.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e statistikave afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2019.

Tutje ASK sqaroi se kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

KALLXO.com ka raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina sh.a përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se niveli ujit në liqenet akumuluese ka rënë dukshëm me ç ‘rast edhe ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdese në mënyrën sesi e shpenzojnë ujin.

Bie niveli i ujit në Badovc dhe Batllav, kërkohet që qytetarët të jenë më të përgjegjshëm

Niveli i ujit në Liqenin e Badovcit sot është minus 4.75 metra nën nivelin maksimal dhe çdo javë po bie nga 20 centimetra, ndërsa gjendja e njëjtë është edhe në Liqenin e Batllavës.

Bie niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badovcit, Ujësjellësi apelon për kursim të ujit

Bie niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës

 

Gjithashtu edhe për mungesën e energjisë elektrike qoftë për nevoja të riparimeve, investimeve apo mungesës së energjisë elektrike, KEDS ka njoftuar gjatë vitit lidhur me vendet të cilat do të kenë mungesë të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës – LINK.