Qytetarët dëmtojnë punimet në parkun e ri të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se qytetarët kanë dëmtuar punimet në vendin ku po ndërtohet parku i ri në Sallagrazhdë.

Muharremaj ka ftuar Policinë e Kosovës që të marrin masa në zbardhjen e rastit dhe të veprojnë sipas ligjit.

“Ky park do të rregullohet dhe bashkë me qytetarët do ta mbrojmë atë. Prona publike mbrohet me ligj dhe askush nuk ka të drejtë ta cënoj apo dëmtoj atë. Vullnetin për punë dhe angazhimin për ta zhvilluar komunën, nuk ka të drejtë askush ta ndalë dhe nuk do ta lejojmë”, thuhet në postimin e udhëheqësit të komunës së Suharekës, duke paralajmëruar përurimin e saj së shpejti.

Sipas disa fotografive të postuara në rrjetin social ‘Facebook’ nga Bali Muharremaj shihet se një automjet ka kaluar mbi këtë park.