Qytetarët ankohen se nuk u njoftuan për dëgjimet publike për hidrocentralet në Lepenc

Shpejtim Arifi, banor i fshatit Biti e Poshtme ka thënë se nuk ka pasur dëgjime publike për ndërtimet në mini-hidrocentraleve në Lepenc.

 

“ Komuna kur e ka dhënë lejen për shfrytëzim të pronës, nuk ka pasur dëgjime publike dhe nëse ju thoni se ka pasur argumentojeni të kundërtën. Ne kemi qenë në komision kur ka raportuar ministri dhe ai është arsyetuar se gjene shkakun në komunë, dhe që nga ajo kohë asnjë zyrtarë komunal nuk ka ardhur të ndajë as dy minuta dhe kjo është minimumi i demokracisë”, ka thënë Arifi.

Diana Metushi- Krasniqi nga KDI ka thënë se banorët nuk janë njoftuar asnjëherë për mbajtjen e dëgjimeve publike dhe janë mbajtur në një vend kur qytetarët nuk kanë pasur shumë mundësi të shkojnë dhe të njoftohen se këto hidrocentrale do të ndërtohen.

Po ashtu, Metushi- Krasniqi ka thënë se te këta qytetarë ka munguar se informimi se çfarë i pret këta banorë para dhe pas ndërtimit të hidrocentralit.

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë diskutohet për hidrocentralet që po ndërtohen në lumin Lepenc në Malet e Sharrit.

Emisioni Jeta në Kosovë sonte do të mbledhë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, investitorin  MATKOS Group, përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë dhe gjithashtu Policinë e Kosovës.

Për hidrocentralet përgjatë lumit Lepenc, sonte do të flasin: Gani Berisha- drejtori i Departamentit të Ujërave në MMPH, Mustafë Hyseni, Inspektori i Mjedisit nga MMPH, Malsore Elshani- Njësia e Ndikimit Mjedisor në MMPH, Afrim Lajçi-  Këshilli Ndërministror për Ujëra, Bekim Shyti- Shoqata e Energjisë së Ripërtërishme, Labinor Vitija- Investitori MATKOS Group, Diana Metushi- Krasniqi- KDI, Shpejtim Arifi- Banor i fshatit Biti e Poshtme, Azem Tahiri- Banor i fshatit Biti e Poshtme, Agron Rushiti- Banor i fshatit Biti e Poshtme.

Jeta në Kosovë transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Repriza të hënën në mesditë.