“Qytetarët Aktivë” kritikojnë Komunën e Prishtinës për mungesë transparence

Grupi “Qytetarët Aktivë” ka adresuar kritika për Komunën e Prishtinës për mungesë transparence.

Në një reagim, “Qytetarët Aktivë” thonë se kanë dërguar disa herë kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën që drejtohet nga Shpend Ahmeti por ende nuk kanë pranuar një përgjigje në lidhje me “Planin zhvillimor Prishtina 2028”.

Ky është reagimi i plotë:

Të nderuar Qytetarë dhe media

Sot me datën 29.03 kemi dërguar emailin e dytë Kryetarit të Komunës së Prishtinës si dhe Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë të Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të qëndrueshëm, lidhur me planin zhvillimor Prishtina 2028, për të cilin mëparë kanë pranuar raportin nga Qytetarët Aktivë, bazuar në dokumentin “Analiza e gjendjes ekzistuese”.

Ne ende nuk kemi marre ndonjë përgjigje as nga Komuna e as nga Ministria lidhur me qasjen e dokumenteve zyrtare publike të kërkuara qysh nga nëntori i vitit 2020. (përpos një dokumenti Marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- ish MEA)) Lidhur me bashkëfinancimin me Ministrinë, do të diskutohet po ashtu, por pasi që ti kemi të gjitha dokumentet publike zyrtare rreth këtij procesi. Kërkesa për qasje në dokumentet zyrtare është dërguar përsëri me daten 12.03.2021 ne Komunë dhe Ministri.

Njëkohësisht pas shumë email-ve të dërguara ne nuk kemi marrë përgjigjie se kush përfaqëson si dhe përfshinë qytetarët në hartim dhe shqyrtim, po ashtu nuk jemi në dijeni që Komuna ka filluar fushatë lidhur me planin zhvillimor siç kërkohet në  Udhëzimin administrativ NR.05/2014-Neni 5

  1. Autoriteti i planifikimit hapësinor ndërmerr fushatë informimi për sigurimin dhe inkurajimin e pjesëmarrjes publike gjatë hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Këto kërkesa të qytetarëve bazohen në LIGJIN NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR dhe UDHËZIMIN ADMINISTRATIV NR.05/2014

Neni 4-Parimet

1.8. promovimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor;

Neni 11

Përgjegjësitë e Autoritetit Përgjegjës Komunal për Planifikim dhe Menaxhim Hapësinor

1.12. inkurajimin dhe sigurimin e pjesëmarrjes publike në procesin e hartimit dhe të zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;

KREU IV-PJESËMARRJA DHE SHQYRTIMI PUBLIK-Neni 20

1.4. të sigurohet pjesëmarrja e publikut gjatë hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.05/2014 PËR PËRGJEGJËSITË E AUTORITETEVE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR SI DHE PARIMET DHE PROCEDURAT PËR PJESËMARRJEN E PUBLIKUT NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

Neni 2 – Fushëveprimi

  1. Ky Udhëzim Administrativ rregullon mënyrën, procedurat dhe përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe përcakton parimet për organizimin e prezantimeve, shqyrtimit publik dhe të gjitha forrnave tjera të pjesëmarrjës publike për dokumentet e planifikimit hapësinor si dhe cakton mënyren e nxitjes së pjesëmarrjes së publikut në procesin e planifikimit hapësinor
  2. Ky Udhëzim Administrativ gjithashtu rregullon procedurat e pjesëmarrjes publike qe nga fillimi dhe përgjate të gjitha fazave të procesit të planifikimit hapësinor si dhe përcakton përmbajtjen e Raportit të shqyrtimit publik bazuar në procesverbalet nga takimet e mbajtura.
  3. Autoriteti i planifikimit hapësinor sugjeron dhe inkurajon pjesëmarrjen publike transparente në procesin e planifikimit dhe të vendim-marrjes, duke ofruar qasje publike në të dhëna, harta, grafikone dhe në të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor për palët e interesuara.
  4. Autoriteti i planifikimit hapësinor ndërmerr fushatë informimi për sigurimin dhe inkurajimin e pjesëmarrjes publike gjatë hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Me respekt,

Qytetarët Aktivë