Foto: Ilustrim

Qytetares iu vodh portofoli dhe telefoni, paraburgim për të dyshuarin të cilin e kapën kalimtarët e rastit

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për L.D., i dyshuar për vjedhje.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 korrik 2021, i pandehuri L.D. me dashje derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë, i merr nga çanta portofolin me të holla dhe një telefon, pas kësaj ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes por kalimtarët e rastit arrijnë ta kapin dhe e raportojnë në Polici.

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi ka qenë masë adekuate në këtë fazë të procedurës, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, por ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.